Presidenti Thaçi viziton në Nju-Jork shoqatën e shqiptarëve `Vatra`
BKT
Lajme

Presidenti Thaçi viziton në Nju-Jork shoqatën e shqiptarëve `Vatra`

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për gjatë vizitës së tij në Nju Jork viziton edhe në shoqatën shqiptare ‘Vatra’.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar se pati një bashkëbisedim miqësor me kryetarin e saj, Elmi Berisha dhe anëtarët e saj.

Postimi i plotë:

Në Nju Jork të SHBA-së isha në selinë e Vatrës, shoqatës më të vjetër shqiptare, ku u prita nga kryetari i ri i saj, Elmi Berisha, dhe nga anëtarët e kësaj shoqate. Pata një bashkëbisedim të përzemërt, miqësor e të hapur me bashkëkombësit. Liria dhe pavarësia e Kosovës, të arriturat e Kosovës, të tërë shqiptarëve janë të lidhura ngushtë me punën e vyeshme, me guximin dhe me sakrificën e diasporës shqiptare. HTH

 

 


MË SHUME NGA Lajme