Kryeministri Kurti bën homazhe te Qerim Kelmendi
BKT
Lajme

Kryeministri Kurti bën homazhe te Qerim Kelmendi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka bërë homazhe te ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Ai tha se Qerimi do të mbetet përherë një kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e liria nuk vritet.

“Baba Haxha dhe Nëna Nurije nuk kanë mundur të mendojnë e as paramendojnë, që djali të cilin e kishin edukuar për çlirim e atdhe, do t’iu vritet mbi dy dekada pas çlirimit nga dora vrastare që s’e do atdheun. Qerimi do të mbetet përherë në kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e liria nuk vritet”, ishin fjalët e Kurtit.

Kujtojmë që trupi i Qerim Kelmendit u gjet në fshatin Zahaq-Pejë, brenda një veture, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.

 


MË SHUME NGA Lajme