22:40 / 01.03.2020
20 artistë shqiptarë hapin ekspozitë në Toronto të Kanadasë
20 artistë shqiptarë hapin ekspozitë në Toronto të Kanadasë.
Sot është hapur ekspozita e artistëve shqiptar në Galerinë e Arteve në Etobicoke të Torontos.
Me ftesë të z. Ardian Radovicka, ka marrë pjesë në ekspozitën e artistëve shqiptar në Galerinë e Arteve në Etobicoke të Torontos edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Donat Syla.
"20 artistë shpalosën para publikut punimet e tyre artistike. Ekspozita do të jetë e hapur deri 26 mars 2020. Inkurajoje të gjithë artdashësit të vizitojnë këtë galeri për të parë këto punime të shkëlqyera, ku secila prej tyre ngërthen profesionalizmin, veçantinë dhe dellin artistik" ka shkruar Syla në "Facebook".

























