Veliu dhe Tolaj diskutojnë për projektet e përbashkëta
BKT
Lajme

Veliu dhe Tolaj diskutojnë për projektet e përbashkëta

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj.

Në këtë takim u diskutua për projektet e përbashkëta të dy institucioneve dhe modalitetet e bashkëpunimit mes MPBAP-së dhe AKP-së.

Me këtë rast ministri Veliu shprehi gatishmërinë e tij për mbështetje të AKP-së me qëllim të administrimit sa më të mirë të ndërmarrjeve shoqërore. 


MË SHUME NGA Lajme