Selimi - opozitës: Qëndrimin e kujt po e mbroni, të Haradinajt apo Veselit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se opozita nuk është duke e ditur se pse ka thirrur seancën e jashtëzakonshme për taksën 100 përqind ndaj Serbisë.
Këtë deputeti Selimi e bazon në mos-koordinimin e partive opozitare dhe qëndrimet e ndryshme të tyre në këtë kauzë.
Krahas kësaj, deputeti i VV-së tha se partitë opozitare në këtë seancë do të duhej të parashtronin edhe një projekt-rezolutë, e cila sipas tij po mungon.
“Duke marrë parasysh se subjektet opozitare nuk kanë paraqitur një koncept të përbashkët, shtrohet pyetja çka po kërkon sot opozita, mbajtjen, apo largimin e taksës”, tha ai.
Ai iu bëri edhe një pyetje deputetëve të opozitës.
“Cilit qëndrim të liderëve të juaj do të merrni parasysh, atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, apo PDK-së, Kadri Veselit, apo presidentit Hashim Thaçi”, tha ai duke shtu ar se qëndrimi i lidervë opozitarë është i ndryshëm pasi Haradinaj kërkon të mos hiqet taksa ndërsa Veseli dhe Thaçi po.
Selimi tha se kryeministri Kurti e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për reciprocitet të plotë me Serbinë.
“Nëse diçka e ka stopuar ndarjen e Kosovës janë protestat e opozitës së atëhershme”, tha Selimi.























