Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Blerina Ukshini, Koordinatore e projektit në D4D, e cila do të flasë për projektin "Fuqizimi i grave në politikë".

Ndërsa për "Ditën Botërore të Dëgjimit", do të flasë Emine Ramku, Otorinolaringologe.

Drejtpërdrejt nga Teatri Kombetar, do të jetë Kreshnik Ukshini,u.d. i Baletit Kombëtar të Kosovës, i cili na njofton më shumë rreth shfaqjeve të 'Baletit Kombëtar' që do  jenë gjatë muajit mars.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme