​Demaliaj pyet se kush është Albin Kurti, e merr përgjigjen nga Basha
BKT
Lajme

​Demaliaj pyet se kush është Albin Kurti, e merr përgjigjen nga Basha

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka pyetur kryeministrin, Albin Kurti se kush është ai, pasi sipas tij vazhdimisht është duke ndryshuar qëndrime.

Demaliaj, ka folur në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku ka thënë se tarifa e vendosur ndaj Serbisë nuk bën të hiqet.

“Taksa nuk bënë me u heq. Mbajeni mend!”, ka thënë ai.

Demaliaj ka thënë se Lista Serbe ka nisur të vijë në Kuvend vetëm pasi u hoq taksa.

“Sot Lista Serbe ishte në Kuvend. Prej se u pat vendos taksa, Lista Serbe kurrë nuk ka ardhë në Kuvend, por tash vjen, sepse u hoq taksa”, ka pohuar ai.

Po ashtu, deputeti ka vënë pikëpyetje edhe për atë se kush është Kryeminsitri Albin Kurti. Ka thënë se për të dihet shumë pak.

““Kush je ti, Albin Kurti, kush je ti. E dina që ke qenë student, por kush je ti tash. E dina që ke qenë në lëvizje i dina kundërshtimet, por kush je ti tash”, tha ai.Ky njeri thotë e kam shitë banesën dhe thotë që jeton me qira në shtetin e tij. Është mirë me na tregu kush është Albin Kurti? Një njeri që jeton në shtetin me qira, me njërën këmbë këtu, njërën atje. Duhet me na kallxu kush është ky”, ka thënë ai.

Kësaj iu kundërpërgjigj, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

“Albin Kurti është kryeministër i Republikës, ti duhesh me u krenua me të”, tha ai.

Seanca ka filluar rreth orës 11:00, dhe është përcjellur me debate të ashpra

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme