Coronavirusi, pezullohet edhe futbolli zviceran
Zvicra është shteti i radhës që po përballet me Coronavirusin.
Coronavirusi është tema kryesore në mediet botërore. Ky virus është përhapur edhe në Evropë, duke shtuar frikën në maksimum.
Kampionati zviceran është ai i radhës që do të pezullojë evenimentet sportive.
Kampionati i futbollit zviceran do të pezullohet deri më 23 mars, si pasojë e masave të mara për Coronavirusin.
Si pasojë e këtij pezullimi do të mungojnë edhe minutat për Edon Zhegrovën. Ky lajm nuk do të jetë i mirë për kombëtaren e Kosovës, e cila luan ndeshjen me Maqedoninë Veriore në mars.
Minutat e Zhegrovës do të ishin shumë të rëndësishme para kësaj ndeshje, por përhapja e Coronavirusit ka ndryshuar situatën, transmeton lajmi.net.
Ka mundësi që edhe ndeshja Maqedoni Veriore – Kosovë do të shtyhet.























