TKK publikon programin e shfaqjeve për muajin mars
BKT
Kulturë

TKK publikon programin e shfaqjeve për muajin mars

Teatri Kombëtar i Kosovës, së fundmi ka publikuar orarin e shfaqjeve që do ti dhurojë gjatë muajit mars.

Në faqen  zyrtare në Facebook Teatri Kombëtar kanë publikuar  orarin e shfaqjeve, ku bien në sy shumë shfaqje interesante që do ti ofrohen dhe dashamirëve të shfaqjeve teatrale, shkruan lajmi.net.

Bie në sy se në çdo ditë, do të jepen shfaqje të ndryshme, përveç ditës së diele.

Fillimisht të hënën nga ora 20:00, prezantohet në Teatrin e Ferizajit shfaqja : “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”.

Pastaj do të jepen shfaqje edhe nëpër qytete tjera si në Prizren, Gjakovë e Gjilan.

Shfajqa e fundit që jepet gjatë muajit mars është “Zgjimi i Pranverës”, të marten me 31 mars.


MË SHUME NGA Kulturë