10:21 / 04.03.2020
Rreze Bojahiu nga Kosova, mahnit jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani
Talentët nga Kosova vazhdojnë të na bëjnë krenarë kudo në botë.
Kosova numëron disa artistë, të cilët tashmë kryesojnë top-listat botërore dhe lënë pas emrat më të njohur të industrisë së muzikës.
Por, çdo ditë shohim emra të rinj teksa ngjiten në skenat e kompeticioneve në shtete të ndryshme dhe mahnisin të gjithë me talentin që kanë në muzikë.
Njësoj ndodhi edhe me Rreze Bojahiun, e cila garoi në “The Voice Kids” në Gjermani, ndërsa të katër anëtarët e jurisë i kthyen karriget.
Rrezja këndoi një pjesë nga opera “Nessin Dorma”, ndërsa juria mbetën të mahnitur nga zëri i saj.























