22:55 / 04.03.2020
City e Leicester prekin çerekfinalen e FA Cup
Manchester City kualifikohet në çerekfinale të FA Cup, pasi ka mundur Sheffield Wednesday me rezultatin minimal 1-0.
“Qytetarët” iu gëzuan triumfit falë një goli të shënuar nga Sergio Aguero, në një ndeshje ku skuadra e Pep Guardiola nuk është se shkëlqeu.
Sonte ka triumfuar edhe Leicester, që u kualifikua me një fitore 1-0. Tetë minuta nga fundi shënoi Ricardo Pereira dhe “Dhelprat” festuan.























