20:37 / 06.03.2020
Isufi: Qeveria po izolon edhe komunat, jo vetëm Kosovën
Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se Qeveria e Kosovës po izolon edhe komunat brenda vednit dhe jo vetëm shtetin në raport me shtetet e tjera.
Ai ka reaguar pas anulimit të ndërtimit të autostradës së Dukagjinit dhe asaj të Gjilanit.
"Qeveria që po e izolon jo vetëm Kosovën por edhe Komunat
Pas anulimit të ndërtimit të autostradës së Dukagjinit dhe asaj të Gjilanit që qon në Dheun e Bardhë e që lidhë shqiptarët e Kosovës Lindore, tani kemi anulimin edhe të vendimit për kyqje të Komunave Viti e Ferizaj në autostradën ,,Arben Xhaferi’’ që i mbanë të paralizuara këto qytete.
Kjo qeveri të vetmin azhuritet që po e tregon është izolimi dhe bllokimi", ka shkruar isufi.























