Zeka e mbështet Thaçin: Takimi i tij me Vuçiq është pozitiv për Kosovën
BKT
Lajme

Zeka e mbështet Thaçin: Takimi i tij me Vuçiq është pozitiv për Kosovën

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i ka dal në përkrahje presidentit, Hashim Thaçi, në iniciativën e tij për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Zeka thotë se takimi i tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Uashington është pozitivë për Kosovën. Derisa ka kërkuar që të largohen taksa ndaj Serbisë në mënyrë, siç thotë mos të hyhet në konflikt me ShBA-të.

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka për KosovaPress, foli edhe për qeverisjen një mujore të kryeministrit Kurti. Ai thotë se shkarkimet që i ka bërë shefi i ekzekutivit nuk duhet t’i shërbejnë për sistemim të militantëve të tij.​

Zeka thotë taksa e vënë ndaj Serbisë nuk ka pasur efekt pozitivë ekonomik, për këtë sipas tij, duhet të largohet. ​

Ish-deputeti thotë se i mirëpret vendimet e para të qeverisë Kurti, derisa i bëri thirrje organeve relevante të drejtësisë, të bëjnë ndjekje penale gjithë bordeve të shkarkuara. ​

Milaim Zeka legjislaturën e kaluar ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës, derisa në zgjedhjet e vitit të kaluar, bashkë me partinë që e udhëheq, PEK nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.


MË SHUME NGA Lajme