Mbi 68% e qytetarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën
BKT
Lajme

Mbi 68% e qytetarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë me qëllim matjen e qëndrimeve dhe njohurive të të dyja vendeve kanë kryer një hulumtim të gjerë dhe të parin e këtij lloji në Kosovë dhe Shqipëri.

Në anketim kanë marrë pjesë 2504 qytetarë, ku 1200 nga Shqipëria e 1304 nga Kosova. Qytetarë nga Kosova kishte edhe të komunitetit serb, ku prej tyre ishin 300 të tillë.

Rezultatet e anketës tregojnë se 88.7 për qind e shqiptarëve të Kosovës vizitojnë Shqipërinë sesa anasjelltas, ku vetëm 31.6 qytetarë prej Shqipërisë e vizitojnë Kosovën. Arsyeja kryesore e vizitës është kryesisht turizmi.

68.4 për qind e qytetarëve nga Shqipëria kanë deklaruar se nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën, ndërkaq ata që e vizitojnë Kosovën e bëjnë shpesh.


MË SHUME NGA Lajme