Kurti emëron Jeton Zulfaj, këshilltar politik
BKT
Lajme

Kurti emëron Jeton Zulfaj, këshilltar politik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, këshilltar politik, Jeton Zulfaj.

Zulfaj mban titullin Master i Shkencave në Çështje Evropiane, me theks në politikën e jashtme dhe të sigurisë nga Universiteti i Lund-it në Suedi. Është përfitues i bursës nga Instituti Suedez (SI) dhe anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm.

Ka qenë vullnetar, aktivist dhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte të shumta në përmirësimin e politikave publike në integrimet evropiane, në prokurimin publik dhe politikat kundër korrupsion.


MË SHUME NGA Lajme