Hoti për koronavirusin: Nuk duhet të shkaktojmë panikë
BKT
Lajme

Hoti për koronavirusin: Nuk duhet të shkaktojmë panikë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar situatën e fundit të shkaktuar me përhapjen masive të koronavirusit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se çdo veprim i institucioneve do të ndërmerret bazë të rekomandimeve të IKSHP-së, shkruan lajmi.net.

E Hoti lidhur me situatën e fundit të krijuar ka thënë se nuk duhet të shkaktojmë panik, dhe se secili duhet ta ketë përgjegjësi në këtë situatë.

Postimi i plotë i Hotit:

Qeveria sot e ka miratuar planin për reagim lidhur me Coronavirusin, ku përfshihet një buxhet prej 10 mil euro për të pajisur të gjitha institucionet shëndetësore, emergjencat dhe adaptim të objekteve për të trajtuar rastet që mund të paraqiten.
Çdo veprim i institucioneve lidhur me parandalimin e përhapjes dhe trajtimin e të infektuarve me Coronavirus bazohet në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Nuk duhet dhe nuk do të shkaktojmë asnjë panik, por duhet të rriten në maksimum masat e kujdesit që janë shumë efektive në parandalimin e përhapjes. Të gjithë kemi përgjegjësi në këtë situatë.
Shpreh mirënjohje për gjithë stafin shëndetësorë për mobilizim e plotë për tu përballur me situatat që mund të paraqiten.


MË SHUME NGA Lajme