17:45 / 10.03.2020
Ahmeti paralajmëron masa parandaluese kundër koronavirusit
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se prej sot do të fillojnë masat parandaluese për COVID19.
Ai në një postim në Facebook shkruan se prej nesër do të mbyllen përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit, ndërsa do të bëhet edhe dezinfektimi i autobusëve të Trafikut Urban.
“Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera”, shkruan Ahmeti.























