18:02 / 10.03.2020
Krasniqi: Qeveria të heq dorë nga kursi i konfrontimit me SHBA
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi tha se Kosova nuk është dashur të vijë në këtë pikë, ku diskutohet bashkëpunimi me SHBA që është aleati kryesor i Kosovës.
"Lëvizjet majtiste janë një doktrinë e cila është në kundershtim me realitetin". tha ai në RTK.
Sipas tij, kjo situatë mund të lë pasoja të rënda për Kosovën. "Kosova mund të humb shumë, nëse futet Kosova në krizë, do të keme penetrim të influencës ruse", tha ai.
Krasniqi vlerësoi se konfrontimi Kosovë- ShBA është shumë thellë. Sipas tij, LDK ka dy rrugë ose në shkojë në rrugë të Kurtit ose të dalë nga qeveria. " Qeveria duhet të heq sa më shpejt taksën" tha ai.























