18:22 / 10.03.2020
Hamiti: Taksa duhet të hiqet
Kanë vazhduar reagimet pas deklarimeve nga ShBA se duhet të rishqyrtojë mundësinë e largimit të trupave ushtarake nga Kosova.
Profesori univesitar Muhamet Hamiti tha në RTK se edhe pse LDK është në qeveri, për politikën e jashtme më shumë është përgjegjëse Vetëvendosje, e cila udhëheq dikasteret kryesore, kryeministrinë, MPJ dhe Integrimet.
Hamiti vlerësoi se taksa ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia duhet të hiqet sa më shpejt dhe të mos dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-të.























