09:50 / 11.03.2020
Hungari, arrestohet një shtetas serb i kërkuar për krime lufte në Kosovë
Një shtetas serb është arrestuar të martën në Hungari.
Ai ishte i kërkuar për krime lufte të kryera në vitin 1999 në Kosovë.
Arrestimi i tij është bërë me kërkesë të Gjykatës së Budapestit.
Urdhër arresti ndërkombëtar për këtë burrë ishte lëshuar nga autoritetet kosovare, tha gjykata në një deklaratë, njofton Daily News Hungary.
I dyshuari nuk ishte pajtuar për një procedurë të thjeshtësuar ekstradimi, duke bërë që gjykata të urdhërojë arrestimin e tij për një periudhë prej 40 ditësh.
Gjykata ka thënë se do të vlerësojë kushtet për ekstradimin e tij pasi të marrë kërkesën e plotë për ekstradim.























