13:25 / 11.03.2020
Thaçi: Me apo pa Brexit Britania mbetet aleate e fuqishme e Kosovës
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka pritur në takim ministren e Mbretërisë së Bashkuar për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton.
Thaçi e falënderoi ministren britanike për kontributin e madh që po vazhdojnë të japin për Kosovën dhe për angazhimin e përbashkët për paqe të qëndrueshme dhe pajtim në Kosovë e rajon.
“Në këtë takim ritheksova se me apo pa BREX-it, Mbretëria e Bashkuar do të mbetet aleat i fuqishëm i Kosovës dhe mirëpresim angazhim edhe me të madh të saj në sfidat e ardhshme të Kosovës “- tha Thaçi.























