Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Fisnik Dragusha, drejtor menaxhues i “Globus Travel”, i cili do të flasë për frikën nga koronavirusi dhe çfarë duhet të dimë kur udhëtojmë.

Ndërkaq për sfidën e kodimit, programi "Shkollat e Shekullit XXI", do të na njoftojë më hollësisht Arlinda Bajgora, menaxhere e projektit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Klinika e Nefrologjisë do të njoftohemi për ditën botërore të veshkave.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme