Rexhepi kërkon mbështetjen nga Gjermania për qeverisjen lokale
BKT
Lajme

Rexhepi kërkon mbështetjen nga Gjermania për qeverisjen lokale

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, ka pritur në takim shefen e Departamentit për Bashkëpunim Ekonomik në Ambasadën Gjermane, Anja Becky dhe përfaqësuesit e GIZ-it.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin për projektet e përbashkëta në avancimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë.

Rexhepi theksoi nevojën dhe rëndësinë e mbështetjes së mëtutjeshme nga Gjermania për qeverisjen lokale, veçanërisht për komunat ku jetojnë komunitetet jo-shumicë.

Shefja e Departamentit për Bashkëpunim Ekonomik në Ambasadën Gjermane ka uruar ministren për punën, duke i ofruar gatishmërinë e saj për të mbështetur këtë ministri dhe komunat për çdo iniciativë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme