MKRS pezullon aktivitetet kulutrore, ato sportive zhvillohen pa shikues
BKT
Lajme

MKRS pezullon aktivitetet kulutrore, ato sportive zhvillohen pa shikues

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë me dije se pas vendimit të Qeverisë për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga COVID-19, i njohur si koronavirus ka marrë vendim që t`i pezullojë aktivitetet kulturore, ndërsa ato sportive që të zhvillohen pa shikues/publik.

Më poshtë i gjeni masat:

 

Të gjitha aktivitetet kulturore, shfaqjet teatrale, koncertet, ekspozitat e artit dhe aktivitetet tjera që ndodhin dhe realizohen nga institucionet qendrore të kulturës dhe të trashëgimisë, të cilat janë në varësi të ministrisë, ku ka prezencë të publikut, pezullohen deri në njoftimin tjetër të radhës që do ta bëjë MKRS-ja.

Të gjitha aktivitetet, ndeshjet e tubimet sportive mund të zhvillohen pa praninë e publikut.

Bëhet e ditur se këto masa të cilat janë ndërmarrë nga MKRS-ja janë në kuadër të pikës 5 të vendimit të Qeverisë së Kosovës. Konkretisht kjo masë nënvizon se Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura/pa praninë e publikut si: ngjarje/tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër.


MË SHUME NGA Lajme