Haradinaj në Kuvend, pret kryetarët e partive politike
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tashmë ka arritur në Kuvend.
Ai ka ftuar në takim të gjithë kryetarët e partive parlamentare në një iniciativë të cilën e ka quajtur Konferenca e Unitetitit për Kosovën.
Ish-kryeministri ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se qëllimi i këtij takimi të ftuar nga ai është unifikimi për dy tema të rëndësishme: dialogun dhe taksën.
Në ndërkohë, ai ka përsëtitur se qëndrimi i tij dhe i AAK-së është që taksa dhet të mbahet, derisa ka thënë se shpreson se këtij takimi do t’i përgjigjen pozitivisht të gjithë liderët partiakë.
Postimi i Ramush Haradinaj në Facebook gjatë ditës së djeshme:
Ne kemi para nesh mundësinë e unifikimit të qëndrimeve në dy tema:
Ecjen përpara me Amerikën apo pritjen për Evropën;
2. Taksën, për të cilën disa kërkojnë suspendim, disa heqje pa kushte, disa reciprocitet para apo pas heqjes.
Qëndrimi im dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia. Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare.
Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin.























