Ministri Bislimi takon ambasadorin Kosnett, ja për çka flasin
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka pritur në takim njohës ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, me të cilin ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në fushën e financave.
Gjatë takimit, Bislimi falënderoi ambasadorin Kosnett për angazhimin dhe ndihmën që Shtetet e Bashkuara kanë bërë dhe po bëjnë për institucionet e Kosovës, veçanërisht për Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe agjencitë vartëse të saj.
Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e Qeverisë Kurti në fushën e avancimit të menaxhimit të financave publike, si dhe për Buxhetin e shtetit të vitit 2020.
Ndërsa, ambasadori Philip Kosnett shprehi gatishmërinë e tij dhe të Shtetit amerikan për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht me Ministrinë e Financave dhe Transfereve.























