Shfaqja “Zgjimi i Pranverës”, do të shfaqet live në internet

Shfaqja “Zgjimi i Pranverës”, do të shfaqet live në internet

Për shkak të koronavirusit janë anuluar shumë ngjarje kulturore në Kosovë, megjithatë provat për shfaqjen “Zgjimi i pranverës”, po vazhdojnë. Këtë e ka bërë të ditur Adrian Morina.

 “Me pajtim të ekipës, po vazhdojnë meqenë se jemi afër premierës dhe nëse procesi ndalet tani do te na duhen edhe 2-3 jave pastaj që të arrijmë ta nxjerrim premierën. Jemi duke e planifikuar premierën ta shfaqim vetëm me livestream në internet, (premierë në kohën e koronës!), meqenë se mbajtja e shfaqjeve pa publik s’ka asnjë kuptim”, ka thënë Morina.

Morina ka thënë tutje se kurdo që qeveria e pezullon vendimin do të riaranzhojnë datën e premierës për shfaqjen “Zgjimi i pranverës”. Sa i përket provave për realizimin e premierave të tjera, të planifikuara në repertorin e këtij viti, Morina ka njoftuar se nuk do të nis asnjë shfaqje e re, pa lejen, konstatimin e gjendjes, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Natyrisht që kjo i prishë palnifikimet e TKK-së por jeta e njerëzve është mbi të gjitha. Shpresojme se kjo gjendje do te kalojë shumë shpejt dhe t’i kthehemi jetës normale”, ka thënë ai./21Media