Hyseni: Taksa të hiqet pa kushte, reciprociteti në koordinim me SHBA
BKT
Lajme

Hyseni: Taksa të hiqet pa kushte, reciprociteti në koordinim me SHBA

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni thotë se taksa 100 qind për produkte serbe duhet të hiqet menjëherë. Sipas tij, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të taksës.

“Tarifa duhet të hiqet pa kushte”, tha Hyseni në T7.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së thotë se reciprociteti duhet të aplikohet në koordinim me SHBA’të.

 “Reciprociteti të aplikohet në pika të veçanta pas dakordimit me Shtëpinë e Bardhë dhe Bashkimin Europian. Qëndrimi i LDK-së ka qenë i qartë dhe iu ka konfirmuar Kurtit dje nga Mustafa”, sqaroi ai.

Kosova ka humbur ndihma amerikane si pasojë e mos heqjes së taksës e cila po i kërkohet vazhdimisht kryeministrit Albin Kurti.


MË SHUME NGA Lajme