Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen pavarësisht situatës me koronavirus
BKT
Lajme

Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen pavarësisht situatës me koronavirus

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur në mbledhjen e mbajtur sot se zgjedhjet në Podujevë do të mbahen.

Këtë e ka bërë të ditur vet shefja e KQZ-së, Valdete Daka duke thënë se ka kontaktuar të gjitha institucionet relevante lidhur me çështjen dhe nuk ka ndryshim të rekomandimeve.

“Meqenëse nuk ka ndryshim të rekomandimeve, do të vazhdohet me planin operacional të KQZ-së”, ka thënë Valdete Daka.

Në anën tjetër është bërë e ditur se përveç fletëvotimeve dhe mjeteve të nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve, janë marrë edhe masa shtesë me dezinfektues dhe mjete të tjera mbrojtëse.

Qytetarët janë lutur t’i zbatojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të ruajnë qetësinë e mos të shkaktojnë panik.


MË SHUME NGA Lajme