Golovin rinovon zyrtarisht me Monacon
BKT
Sport

Golovin rinovon zyrtarisht me Monacon

Aleksandr Golovin ka rinovuar kontratën e tij me Monacon. Lajmin e ka publikuar vetë klubi nga Principata me një postim në faqen zyrtare.

Golovin i ardhur te Monaco nga CSKA e Moskës për 30 milionë euro më 27 korrik të 2018-ës, mesfushori i kombëtares ruse ka pranuar të firmosë kontratën e re me Monacon deri në verën e vitit 2024.

Në këtë sezon të Ligue 1 23-vjeçari numëron 25 ndeshje të luajtura dhe 3 gola të realizuar me skuadrën e drejtuar nga Robert Moreno.