Hoti: Së bashku do të ia dalim kësaj situate të pazakontë
BKT
Lajme

Hoti: Së bashku do të ia dalim kësaj situate të pazakontë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti tha furnizimi me produkte bazike ushqimore dhe produktet tjera që po i quajm të rëndësisë strategjike lehtësohet me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

"Furnizimi me produkte bazike ushqimore dhe produktet tjera që po i quajm të rëndësisë strategjike lehtësohet me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës. Kemi diskutuar për dy ditë me radhë me odat ekonomike, dje i kam takuar të gjitha, bashkë me zvkryeministrin Abazi  dhe me ministren Hajdari, sot disa prej tyre i kemi dakorduar ato që kemi diskutuar dje, i kemi kthyer në propozim-vendim të Qeverisë me dakordimin e Kryeministrit dhe besoj që shpejt do të barten në mbledhjet të ardhshme të Qeverisë për t'u miratuar në mënyrë që të lehtësohet funksionimi normal i jetës së qytetarëve, në këtë situatë të pazakontë. Nëse të gjithë angazhohemi për të punuar do ta tejkalojmë më lehtë" tha Hoti në edicionin e lajmeve qëndrore në Radio Televizionin e Kosovës (RTK)

Sa i përket rasteve të infektuara me koronavirus, Hoti tha se e gjithë Qeveria është në gjendje gatishmërie dhe se duhet ndjekur rregullat bazike që janë dhënë nga OBSH, pa ngritur panikë por duke qenë të kujdesshëm

"Po bëjmë më të mirën e mundshme, ekipet shëndetësore të të gjitha komuave, të nivelit qendror janë shpërnarë nëpër gjithë vendin. E gjithë Qeveria është në gjendje të gatishmërisë, duke mbajt mbledhje në mënyrë elektronike për vendimet që na duhet të marrim. Ministria e shëndetësisë funksionon me një ekipë shumë të gjerë, me një Komision të gjerë të mjekësve dhe profesionistëve për të përcjellë situatën në teren. Duhet t'i ndjekim rregullat bazike që janë dhënë nga OBSH, pa ngritur panikë por duke qenë të kujdesshëm" tha Hoti.

Sa i përket rezerave me masa mbrojtëse që janë shterrur, sipas Ministrit të Shëdetësisë, Hoti tha se të martën do të bëhet furnizimi me materialet bazike.

"Jemi me një situatë që është emergjente, është e natyrës tjetër, kur jemi në një situatë të tillë të gjitha procedurat për të bërë furnizimin e nevojshëm shkurtohen dhe përfillen pra procedurat që janë më urgjente. Besoj që më sa largu të martën do ta tejkalojmë këtë gjendje duke furnizuar komunat, qendrat e mjeksisë familjare me materialet bazike, por prap le të shpresojmë në kalimin e kësaj gjendje. Bashkë me komunat do të ftojmë të gjithë mjekët të japin kontributin e tyre në këtë gjendje të jashtëzakonshme" tha Hoti në RTK.


MË SHUME NGA Lajme