VIDEO-LDK e VV me qëndrime të ndryshme për buxhetin e RTK-së
Mbrëmë është miratuar buxheti, opozita ka pasur kritika, thotë se nuk do të ketë ngritje pagash, nuk do të zbatohet ligji i pagave, Hoti tha se e respekton qëndrimin e opozitës por ky ka qenë buxhet që merr parasysh projektet dhe obligimet e lëna nga Qeveria e kaluar.
"Buxheti i vitit 2020 nuk është buxhet që ne kemi pasur liri ose diskrecion për ta përgaditur sepse në masë të madhe, 90% është buxhet që merr parasysh projektet dhe obligimet e lëna nga Qeveria e kaluar.
Tek në vitin 2021 mund të bëjmë një buxhet që reflekton prioritetet programore që ne kemi. Eshtë dasht të kryhet obligimet qe kanë mbetur duke marrur parasysh të gjitha obligimet ligjore, nga Ligji i Pagave i cili ende nuk është në fuqi dhe si rezultat nuk ka qenë e përshtatshme që buxheti të përfshijë apo mbulojë një ligj i cili nuk është në fuqi", tha Hoti në edicionin e lajmeve në RTK.
Hoti: RTK do të ketë buxhetin e nevojshëm për të funksionuar
Qeveria ka marrë vendim të shkurtojë buxhetin e RTK-së për rreth 2.2 milionë euro, kjo do ta bëjë vështirë të funksionojë mediumi publik pasi edhe ashtu ka pasur një buxhet jo të knaqshëm dhe është bërë thirrje të miratohet ligji i ri i RTK-së por kjo nuk ndodhi për arsye të ditura tashmë.
I pyetur se me cfarë arsyetimi është bërë kjo ulje dhe cilat janë masat që duhet ndërmirren të përmirësohet ky gabim, Hoti tha se duhet parë specifikat ngase buxheti i RTK-së nuk është diskrecion i Qeverisë, as i ministrit të Financave por është qështje e ligjit të RTK-së i cili thot se rreth 0.7% e buxhetit i ndahet mediumit publik
"Mund t'i shohim specifikat sepse buxheti për RTK-në nuk është diskrecion i Qeverisë, as i ministrit të Financave por është qështje e ligjit të RTK-së i cili thot se rreth 0.7% e buxhetit i ndahet mediumit publik. Duhet shohim me kujdes a është i sakt, sepse kjo është formulë nuk është një vullnet ose një parashikim apo ndarje e buxhetit mbi baza të caktuara por mbi bazat e ligjit", tha Hoti.
Zëvendëskryeministri Hoti tha se nuk është marrë me përgatitjen e buxhetit të RTK-së por nësë ka ndonjë mospërputhje me rastin e rishikimit të buxhetit do ta marrin plotësisht përsipër që RTK të ketë buxhetin e nevojshëm për të funskionuar si medium publik
"Nuk jam marrë me përgatitjen e buxhetit por nëse ka ndonjë mospërputhje me rastin e rishikimit të buxhetit ne mund ta marrim plotësisht përsipër që RTK të ketë buxhetin e nevojshëm për të funskionuar si medium publik. Shfrytëzoj rastin që të përgëzoj mediumin publik në situata që janë të jashtëzakoshme sikur tash kur jemi, rolin që luan mediumi publik, sigurisht edhe ato private por mediumi publik e ka rëndësinë e vet" tha Hoti.
I pyetur se kur do të korrigjohet kjo a do të kthehen paratë 2.2 milionë që janë ndalë për RTK-në Hoti tha se nëse duhet do të korigjohet dhe do të kthehen cent më cent.
"Nëse duhet të korigjohet, do të korigjohet me rishikim të buxhetit cent më cent" tha Hoti në RTK.























