Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje nga ora 11.00.
Në rendin e ditës janë paraparë, ndër të tjera, shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2020, emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 2019.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbali nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancë plenare:
2.1 Deklarime jashtë rendit të ditës,
2.2 Pyetje parlamentare,
2.3 Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.4 Shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020,
2.5 Emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
3.1 Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.
Vendi: C301 Koha: 11:00























