Si po përballet Kosova me koronavirusin
Të gjithë të prekurit nga koronavirusi që po qëndrojnë në Klinikën Infektive në QKUK, përveç 77 vjeçarit nga Vitia, do të lirohen dy ditëve në vijim për në shtëpi, pasi gjendja e tyre është e mire
Kjo është bërë e ditur nga Infektologu Valbon Krasniqi, i cili ka thënë se brenda dy ditësh do të lirohen në shtëpi të gjithë të infektuarit që po trajtohen në Klinikë, për 77-vjecarit.
Sipas tij, gjendja e të prekurve nga koronavirusi është stabile dhe se ata nuk kanë nevojë të qëndrojnë në Klinikë, do të lirohen brenda dy ditëve, përveç të moshuarit 77 vjeçar, i cili ka nevojë për oksigjen.
Kujtojmë se deri më tash në Kosovë janë konfirmuar 15 raste me koronavirus, që vijnë nga vende si Vitia, Malisheva, Klina dhe Podujeva.
Qeveria ka vendosur masat për t’u përballur me këtë situatë dhe ka bërë thirrje që të respektohen nga qytetarët, në mënyrë që të kalojë sa më shpejtë.























