01:21 / 18.03.2020
Thaçi: Bëhuni bashkë dhe ratifikojeni gjendjen e jashtëzakonshme
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi para pak orësh ka konfirmuar se ka nënshkruar dekretin që në Kosovë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas përhapjes së koronavirusit.
Kësisoj, i njëjti dekret do të dërgohet në Kuvend, dhe do të hyjë në fuqi vetëm pasi që parlamenti ta miratojë atë.
Në një postm në ‘twitter’ që e ka publikuar para rreth një ore, Thaçi i ka bërë thirrje Kuvendit ta ratifikojë atë.
“Bazuar në kompetencat e mija kushtetuese si president, pas takimit të sontëm me Këshillin e Sigurisë së Kosovës, kam nënshkruar një dekret për deklarimin e Shtetin e Emergjencës pas situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19. I bëj thirrje parlamentit të bëhen bashkë e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar presidenti.























