Zeka: Albini po luan me Trampin e le ma me LDK-në?!
BKT
Lajme

Zeka: Albini po luan me Trampin e le ma me LDK-në?!

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka tha se vendimi për shkarkimin e ministrit të MPB-së, Agim Veliun, për shumicën e njerëzve të LDK së, është i pabesueshëm.

"Ne që ja njohim trurin e Albinit në 3D, e dimë që është gjëja më e thjeshtë që ka bërë. Albini nuk donë të vazhdojë me qenë kryeministër. E ka nuhatur se përpara tij është një rrugë me xhemba, të cilën nuk mundet me kalu.

Albini po e dëshmon që mundet me qenë vetëm në opozitë. Nuk po don me kuptu se cila është detyra e tij si kryeministër. Personalisht e kam lexu e rilexu deklaratën e Agim Veliut dhe nuk kam pa qoftë një fjalë të vetme përmes të cilës ka ngjallur panik. I dashur kryeministër, shumica nga ne jemi të infektuar dhe nuk e dimë fare. Përpos kësaj, ne jetojmë në një vend ku shumë njerëz thonë: -Po nëse jam infektu une, kush po ja lunë nanën tjetrit. Përndryshe nuk dalin njerëzit në Germi sikur me pas dasmë, ose syneti. Askush nuk mendon që njerëzit i kane bërë dhjetëra vite burg duke jetuar në një qeli,", ka shkruar ai në Facebook.

"Kryeministër, mos i ke besuar atij rrencit mediatik i cili tha se në “gjendje të jashtëzakonshme udhëheqë presidenti”?! Edhe?!!!;Agim Veliu e kishte thëne bukur: -“Nëse presidenti ka propozu, janë deputetet ata që vendosin”!  Krejt në fund: Për mendimin tim shumë ma e ndershme ka qenë sikurse të jepnit dorëheqje. Më duket po e pret hastret që LDK-ja me ba një punë të tillë, për me fajësu, por kam dro që kësaj radhe, kalkulimet i keni të gabueshme...!", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme