Nagavci: Mocioni në kohë pandemie u iniciua duke përdorur pretekste
BKT
Lajme

Nagavci: Mocioni në kohë pandemie u iniciua duke përdorur pretekste

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, tha se mocioni i mosbesimit u iniciua në kohën e pandemisë duke përdorur pretekste.

Ajo tha se me këtë po i qesin në sipërfaqe lidhjet e vjetra, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, ajo tha se do të vijnë ditë të mira dhe se ka shpresë.

Statusi i plotë:

Të dashur miq, kujdesuni për veten në këto ditë pandemie, përcillni këshillat e ekspertëve shëndetësor, respektoni vendimet e Qeverisë.

Ky mocion i mosbesimit të Qeverisë në kohën e pandemisë, duke përdorur pretekste, vetëm se shpërfaq të vërtetën për lidhjet e vjetra e fatkeqësisht duket të pazgjidhura të personave të shantazhueshëm. Në situata emergjente shëndetësore si kjo që jemi, e gjithë vëmendja duhet të ishte te bashkëpunimi qeveritar, te konstruktiviteti e profesionalizmi, por fatkeqësisht jo të gjithë mendojnë kështu.

Qeveritë vinë e shkojnë, përderisa ka të tillë që nuk shantazhohen, që interesin e qytetarëve e kanë në radhë të parë, përkundrejt atyre që zgjedhin të mbeten në llumin ku janë zhytur, ka zgjidhje e shpresë.

Ky vend duhet të bëhet se s’bën.

Kujdesuni për shëndetin miq, ka kohë dhe do të ketë dhe ditë më të mira.


MË SHUME NGA Lajme