Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje direkte do të paraqitet Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK-së, i cili do të flasë për organizimin e punës në Institucionet Shëndetësore.

Po ashtu në një lidhje direkte por nga Stambolli do të flasë Qamil Bytyqi nga qendra kulturore e Kosovës, i cili na njofton për mënyrën se si po menaxhohet situata me pandeminë koronavirus në Turqi.

Në një lidhje direkte nga Londra do të paraqitet Daut Dauti, gazetar, i cili do të na njoftojë për situatën me virusin COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Po në një lidhje direkte nga sheshi i kryeqytetit do të shohim se si situata me COVID-19, zbraz atë.

Kurse si të menaxhohen fëmijët, gjatë emergjencës së koronavirusit do të na njoftojë Teuta  Danuza, psikolge.

Ndërsa se si të bëhemi produktiv në shtëpi, do të flasë Ardian Hoxha, sipërmarrës.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme