Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Florinda Gashi, gazetare, e cila do të na njoftojë më hollësisht për qytetin e Klinës në karantinë.
Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Fazli Veliu, gazetar, i cili do të flasë për situatën me COVID-19 në komunën e Podujevës.
Po në një lidhje direkte nga sheshi i kryeqytetit do të shohim se si situata me COVID-19, zbraz atë.
Kurse si të menaxhohen fëmijët, gjatë emergjencës së koronavirusit do të na njoftojë Teuta Danuza, psikolge.
Ndërsa në lidhje të drejtpërdrejtë nga Australia do të paraqitet Sani Kajtazi, gazetar, i cili do të flasë për situatën me COVID-19 në Australi.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























