13:31 / 20.03.2020
Kurti emëron Shkëlzen Gashin si këshilltar politik
Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar sot Shkëlzen Gashin, këshilltar politik.
“Shkëlzen Gashi është lindur në Prishtinë më 1981. Ka mbaruar studimet për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës si dhe studimet master për demokraci dhe të drejta të njeriut në programin e përbashkët të Universitetit të Bolonjës me atë të Sarajevës”.
“Ka botuar disa libra në Kosovë, në mesin e të cilëve edhe «Adem Demaçi – biografi e paautorizuar». Po ashtu, jashtë vendit ka botuar shumë punime e kapituj librash, kryesisht për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, të publikuara nga shtëpi botuese prestigjioze europiane, si Central Europian University Press, Routledge, Palgrave Macmilan, etj. Është i martuar dhe ka dy fëmijë”, njofton zyra për media e Kurtit,























