Kryeministri propozon heqjen 100% të taksës për lëndën e parë
Sharr Travel

Kryeministri propozon heqjen 100% të taksës për lëndën e parë

Qeveria e Kosovës ka bërë gati dokumentin për shqyrtimin dhe miratimin në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë për lirimin nga tarifa 100% për lëndën e parë që hyn në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas këtij vendimi që mbanë datën 20 mars 2020 (sot) vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 prill 2020, me ç’rast detyrohet Ministria e Financave e Kosovës dhe Doganat ta zbatojnë vendimin.

Më poshtë mund t’i gjeni dokumentet e kryeministrit Kurti i cili ende nuk është nënshkruar nga Kurti dhe Ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, i cili është nënshkruar nga ajo, shkruan “Front Online”.