17:35 / 20.03.2020
Digjet një veturë te Qendra e Studentëve, s’ka të lënduar
Një veturë e markës Mercedes është përfshirë nga zjarri momente më parë te udhëkryqi te Qendra e Studentëve në Prishtinë.
Nga ajo që është parë nga vendi i ngjarjes nuk ka të lënduar, njofton Klan Kosova.
Ekipet e policisë dhe zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë duke shuar flakët. Shkaqet e djegies së kësaj veture ende nuk janë mësuar.




























