18:30 / 20.03.2020
Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë bëhet me respirator mobil
Me një respirator mobil, i cili shërben për ventilim artificial të pacientëve është pajisur Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë.
"Sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë është pajisur me një respirator mobil, i cili shërben për ventilim artificial të pacientëve. E mira e këtij aparati, që ka ardhur si donacion, është se ai mund të shfrytëzohet për ofrimin e frymëmarrjes artificiale të pacientit edhe gjatë transportit deri në nivelin terciar. Falënderojmë pronarin e Kompanisë Beni Dona për këtë dhuratë me kaq vlerë në këto momente kur po bëjmë gjithçka ta luftojmë koronavirusi COVID 19", thuhet në njoftim.























