BE do ta ndihmojë Kosovën me 5 milionë euro për ta luftuar koronavirusin
BKT
Lajme

BE do ta ndihmojë Kosovën me 5 milionë euro për ta luftuar koronavirusin

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do t’i ndajë pesë milionë euro për Kosovën për ta luftuar koronavirusin.

Zëdhënësja e kësaj zyre, Dinka Zhivalj, ka thënë se BE gjithmonë ka qenë me njerëzit e Kosovës.

“BE ka qenë gjithmonë me njerëzit e Kosovës, në kohë të mira dhe në kohë krizash. Ne jemi duke punuar me organizatat ndërkombëtare për ta ndihmuar Kosovën me ndarjen e pesë milionë eurosh për ta luftuar përhapjen e COVID-19”.

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve. Ne gjithashtu po kërkojmë mënyra të për ta ndihmuar ekonominë e Kosovës dhe ta zbusim krizën”.


MË SHUME NGA Lajme