Parduzi: Shfrytëzojeni me kujdes ujin - paguani që ta kemi
Kapllan Parduzi, ushtrues detyre i Kompanisë Rajonale ë Ujësjellësit, “Prishtina”, në Ditën Botërore të Ujit, ka dhënë rekomandimet për kursimin e ujit, duke thënë se si asnjëherë më parë me përpjekje maksimale po bëjnë shpërndarje të barabartë të ujit te të gjithë konsumatorët.
Parduzi, në emisionin ‘Mirëmëngjesi Kosove” në RTK, apeloi për kujdes në shfrytëzimin e ujit, pasi po afrohet koha kur kërkesa për ujë do të tejkalojë furnizimin. “Sot, shton ai, si asnjëherë më parë me përpjekje maksimale po bëjmë shpërndarje të barabartë të ujit te të gjithë konsumatorët tanë”.
Parduzi thotë se, meqenëse të gjithë jemi përdorues të ujit, në të njëjtën kohë jemi edhe përgjegjës për mbrojtjen e tij, andaj dy parimet bazë për mirëmbajtjen e burimeve ujore janë ruajtja dhe mbrojtja.
Ai apelon që të paguhen shërbimet për ujësjellës dhe kanalizim në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri financiare dhe stabilitet të ndërmarrjes, në mënyrë që të kemi ujë.
Parduzi shtoi se qytetarët mund ta pinë lirshëm ujin e KUR “Prishtina”, sepse ai kontrollohet çdo 10 minuta në laboratorët e kompanisë, ndër më moderne në rajon.
“Ne sot nuk do e shënojmë me aktivitete këtë ditë, për shkak të gjendjes globale në përballjen me virusin COVID -19. Por këtë ditë mund ta shënojmë secili prej nesh në shtëpitë tona, duke i kushtuar kujdes të veçantë përdorimit të drejtë të tij” ka thënë ndër të tjera, Parduzi.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























