10:23 / 22.03.2020
Rinovimi i Callejon me Napolin, flet menaxheri
Në shtëpinë e Napolit, mes rinovimeve që kanë mbetur pezull është edhe ai i José Maria Callejon.
Spanjolli, kontrata e të cilit përfundon në muajin qershor, mund të ndryshojë ambient dhe të largohet nga ajo që nga viti 2013 është shtëpia e tij.
Rreth kësaj çështjeje të mprehtë ka folur Garcia Quilon, menaxher i ish-lojtarit të Real Madridit.
“Presidenti De Laurentiis gjithmonë e ka patur dëshirën për të rinovuar kontratën me Jose, por në këto momente nuk ka një marrëveshje. I jemi mirënjohës për interesin e shfaqur, vlerësimi është reciprok. Kemi dy pozicione të ndryshme, por nuk kemi pasur kurrë konflikte.”
Në Spanjë janë dy skuadra që po e monitorojnë me shumë kujdes situatën e Callejon, Sevilla dhe Valencia.























