Thaçi kërkon gatishmëri për shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme
BKT
Lajme

Thaçi kërkon gatishmëri për shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi falënderojë edhe institucionet shëndetësore për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto ditë pandemie.

Ky është postimi i Thaçit:

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë e virusit COVID-19 në Kosovë. Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! HTH


MË SHUME NGA Lajme