SPRTK-ja kërkon masat e nevojshme mbrojtëse për të punësuarit e RTK-së
BKT
Lajme

SPRTK-ja kërkon masat e nevojshme mbrojtëse për të punësuarit e RTK-së

Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) përmes një njoftimi shpreh shqetësimin e saj `me situatën me të cilën po përballen të punësuarit e RTK-së, si pasojë e pandemisë`.

Kjo sindikatë kërkon marrjen e të gjitha masave të nevojshme në mënyrë që të pengohet rrezikimi i jetës dhe shëndetit të të punësuarve.

Po e sjellim të plotë reagimin e SPRTK:

Sindikata e Pavarur e RTK-së është thellë e shqetësuar me situatën me të cilën po përballen të punësuarit e RTK-së, si pasojë e pandemisë.

Kushtet në të cilat janë duke e kryer punën të punësuarit e RTK-së nuk janë në përputhje me rekomandimet e institucioneve vendore dhe  ndërkombëtare të shëndetësisë, dhe të profesionistëve shëndetësor.

Sindikata kërkon nga drejtuesit e RTK-së që të marrin të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të pengohet rrezikimi i jetës dhe shëndetit të të punësuarve.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së korona virusit urgjentisht  të ndërmerren këto hapa:

·      Të sigurohen mjetet brojtëse për të gjithë ata që potencialisht janë të rrezikuar gjatë qëndrimit në vendet e tyre të punës, si maskat, dorëzat dhe dezinfektuesit për duar.

·       Të bëhet përshtatja e Skemës Programore me rrethanat e krijuara.

·       Të reduktohet thirrja e mysafirëve në studiot e RTK-së dhe të shikohen mundësitë alternative të realizimit të debateve, si  psh.përmes skyp-it etj.

·       Të ndalohet hyrja e të gjithë atyre personave, sidomos në hapësirat e RTK 2 dhe RTK-3, që nuk janë të lidhur me programin, si dhe të shtohet niveli i pastërtisë në këto hapësira.

·       Të mbahet distanca e rekomanduar nga Institucionet Shëndetësore ndërmjet bashkëbiseduesve.

Me qëllim të lehtësimit të situatës, Sindikata e Pavarur e RTK-së, javën që shkoi, nga buxheti modest i saj ka shpërndarë një sasi të vogël të maskave dhë të lëngut dezinfektues.

 

Me respekt,

Fadil B.Hoxha

Kryetar i SPRTK-së

 


MË SHUME NGA Lajme