Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Dr. Izet Sadiku - menaxher i qendrave të karantinimit, i cili do të na njoftojë më hollësisht për situatën e izolimit të të ardhurve nga jashtë vendit.
Rreth krizës me koronavirusin, shënimi i viktimës së parë Fazli Veliu – gazetar i RTK-së do të jetë në lidhje të drejtpërdrejt nga Podujeva.
Kurse për mësimin online në Radio Televizionin e Kosovës në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Hykmete Bajrami - ministre e MASHT-it.
Arsen Shoshi - drejtor për investime, anëtar i bordit të "Benedict Education Group" në Zvicër do të flas drejtpërdrejt përmes Skype për mësimin online në Zvicër, në kohën e krizës së virusit COVID-19
Poashtu edhe Ermira Përlaskaj Lekaj - deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë do të jetë drejtpërdrejt nga Kroacia, përmes Skype, e cila do të njoftoj për pasojat e tërmetit në Kroaci dhe pandemin COVIS-19.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























