21:36 / 23.03.2020
Humolli: Për tu mbrojtur nga Covid-19 duhet distancë strikte 2 metërshe
Isme Humolli, shefe për emergjenca e OBSH’së në Kosovë thotë se Kosova ka marrë veprimet e nevojshme dhe konform rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në luftën kundër koronavirusit.
Thotë se qytetarët po respektojnë në përgjithësi rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse.
“Ka disa momente që gjejmë numër të madh personash në distancë të afërt dhe kjo është e papranueshme”, tha ajo në T7.
“Nëse duam t’i ikim infektimit me Covid-19 duhet distancë strikte 2 metërshe”, theksoi ajo.
Tha se deri më tani numri i të infektuarve është relativisht i ulët por rritje rastesh priten në mes të muajit prill.























